Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, e ka konsideruar “ditë të zezë për Kosovën” miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Lëvizja Vetëvendosje të enjten në Kuvend.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për ta mos miratuar. Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez në “X”.
Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK) dhe Asociacioni i Gazetarëve (AGK) patën pretenduar se projektligji për KPM-në parasheh që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e Qeverisë. Ky projektligj u dënua edhe nga Bashkimi Evropian.
LEXO EDHE:
-
AGK pas miratimit të ligjit për KPM-në: Qeveria goditi lirinë e medias sot
-
Qeveria mbron Ligjin për KPM-në pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve
-
Pushteti miraton projektligjin për KPK-në dhe atë për KPM-në
-
AGK-ja i kërkon Qeverisë të tërhiqet nga projektligji për KPM-në e VV-së të mos e votojë
-
Komisioneri i KiE-së për të Drejtat e Njeriut: Miratimi i Projektligjit për KPM-në do ta cenonte lirinë e medias