Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, pasi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka miratuar ligjin me kuorumin minimal dhe pa prezencën e opozitës në sallë.
AGK ka thënë se VV-ja nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e dhëna, ndërsa votimin e sotëm e ka quajtur goditje të madhe të Qeverisë ndaj lirisë së medias.
“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtët e shoqërisë civile e medieve, dhe ka shpërfillur Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e Ligjit nuk i përmbushë standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin. Një gjë e tillë, u theksua sot para votimit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja ka theksuar se votimi i sotëm do të ketë një tjetër efekt negativ në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare të fushës, ndërsa ka bërë thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit.
Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka quajtur anti-evropian Projektligjin për KPM-në, të cilin sot e miratoi Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me 61 vota.
Edhe
Gutierrez për miratimin e ligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e medias
“Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, ka shkruar Kusari në Facebook.
-
AGK-ja i kërkon Qeverisë të tërhiqet nga projektligji për KPM-në e VV-së të mos e votojë
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Kosova e 99-a në Indeksin e Lirisë së Shtypit. AGK-ja fajëson qeverinë, e qeveria mediat