Sipas tij Njësia Speciale ka qenë e vendosur në 17 pika Skenderaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo që kemi ardhur sot prej qejfit në vizitë, po kemi ardhur që e kemi pasur mbrëmë një qytetrrethim në Drenicë, sidomos në komunën e Skenderajt, që vetëm 1999 e kemi pasur këtë qytetrrethim. 17 pika në komunën e Skenderajt kanë qenë njësia speciale, kanë qenë me armë të gjata, ka qenë një qytetrrethim i panevojshëm nga Qeveria e Albin Kurtit dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla që kjo ka qenë e panevojshme”, ka theksuar Gucati në një konferencë për media të mbajtur në Skenderaj.
Ai ka thënë se Sami Lushtaku nuk i ik drejtësisë, tek ka ngritur një paralele në mes të mosparaqitjes së Lushtakut për intervistim pas pretendimeve se e ka sulmuar kryetarin e qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj Hysni Mehani, me mosparaqitjen e Kurtit për intervistim për rastin e rezervave shtetërore.
“Sami Lushtaku ka qenë i dënuar 12 vjet në burgjet e UNMIKUT, nuk është një njëri që ik nga drejtësia, është një njeri që ia ka kushtuar krejt jetën e vet çështjes kombëtare, i është përgjigjur drejtësisë tonë. Pse nuk i dorëzohet Prokurorisë dhe thirrjes së saj është pikërisht shkaktar Albin Kurti. Albin Kurti një njeri që ka ardhë në pushtet me dhunë, me gjak, me djegie parlamenti dhe sot nuk i përgjigjet prokurorisë, se Albin Kurti deri sot PSRK-së hala nuk iu ka përgjigj. Kur zoti i shtëpisë nuk i përgjigjet një thirrje të një institucioni, atëherë pse ne t’i përgjigjemi kësaj drejtësie kur Albin Kurti i ik drejtësisë … Drenica nuk janë njerëz kriminelë, Drenica nuk janë që i frikësohen drejtësisë.
Ai ka kërcënuar edhe më protesta.
“Ne bëjmë thirrje që të mos bëjmë panik pa nevojë, mos të na kthejnë mbrapa 27 vjet. Nëse donë ta rrëzojnë Sami Lushtakun me dhunë dhe të përdorin dhunë ndaj tij, atëherë dhuna do të kthehet në protesta. Në të gjithë Kosovën do të organizojmë protesta, demostrata. Te çdo gjeneral nëse tentohet të përdoret dhunë, të lidhet me dhunë, të merret me dhunë. Ne nuk e dëshirojmë këtë”, është shprehur Gucati.