Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greqia e interesuar të bashkëpunojë me Kosovën në ekonomi, kulturë e arsim

qeveria kurti, kosova, greqia, albin kurti, 13 prill

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, u takua të mërkurën me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin mes dyja vendeve.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti dhe Fragogiannis folën për shkëmbimet tregtare, bashkëpunim në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, teknologjisë dhe sektorit të drurit dhe metaleve.

“U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit nga i cili do të mund të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. U veçuan mundësitë në sektorët e përpunimit të drurit dhe metaleve, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Zëvendësministri Fragogiannis theksoi vullnetin për avancim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Greqisë, për t’i afruar njerëzit e të dyja vendeve që janë pjesë e komunitetit të biznesit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti e njoftoi për “progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik në një vit qeverisje, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, që është më e larta në rajon, njëherit më e larta në Kosovën e pavarur”.

Artikuj të ngjashëm