Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet e Kosovës me Greqinë po afrohen përditë e më shumë, pas një takimi që ka pasur në mbrëmjen e së mërkurës me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Greqisë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi që prita në darkë mbrëmë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias”, ka shkruar Kurti në Twitter të enjten në mëngjes.
Kosova qe një kohë të gjatë është duke kërkuar njohjen nga Greqia. Raportet konsiderohet të jenë afruar së fundmi për shkak të vizitave më të shpeshta të ndërsjella të zyrtarëve, por njohja mungon.
Të mërkurën, Dendias në Kosovë u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
-
Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike
-
Kurti kërkon zbatim pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit në takim me Dendiasin
-
Dendias takon Osmanin e Kurtin, thotë se mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Dendias viziton Kosovën të dielën, takohet me Osmanin e Kurtin