Richard Grenelli edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit dhe nga posti i tij si ambasador i Amerikës në Gjermani.
“Ambasadori Grenell ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe nga Departamenti i Shtetit më 1 qershor”, ka thënë një zëdhënës, raporton “Reuters”.
“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit”, shkroi Grenelli ndër tjera në Twitter, teksa ka publikuar një foto bashkë me Trumpin.
Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar për “Kohën” zëdhënësi i tij, Dick Custin.
“Po, Ambasadori Grenell do të vazhdojë të jetë i Dërguari Special për Dialogun Serbi-Kosovë”, ka thënë shkurt Custin. Por nuk ka komentuar për qasjen që Grenell do ta aplikojë në dialog dhe nëse do të tentohet arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, që mbahen në nëntor të këtij viti.
Javë më parë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, dhe ka thënë se “mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re”.
Edhe
Richard Grenell i jep lamtumirën Gjermanisë si ambasador i SHBA-së
Grenelli vazhdimisht kishte kritikuar qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.
Nën ndërmjetësimin Grenellit, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë – Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.
-
Grenelli pret vazhdimin e dialogut menjëherë pas krijimit të qeverisë në Kosovë
-
Saavedra: Grenelli do ta lërë postin e ambasadorit amerikan në Gjermani
-
Zyra e Grenellit ende pa qëndrim rreth rolit të tij në dialogun Kosovë-Serbi
-
Grenell në Prishtinë, i takon të gjithë, kërkon rinisjen e dialogut me Serbinë