Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra e Grenellit ende pa qëndrim rreth rolit të tij në dialogun Kosovë-Serbi

Richard Grenell

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

Foto: Alban Bujari

Ende nuk dihet nëse Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, meqenëse nga zyra e tij, thonë se ende s’kanë ndonjë vendim.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kishte emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes mes Kosovës e Serbisë.

Megjithëse mbanë atë pozitë, tash presidenti Trump e ka emëruar edhe ushtrues detyre të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Grupi Koha ka kontaktuar zëdhënësin e Grenellit, Dick Custin, për të kuptuar nëse ai do të vazhdojë t’i mbajë pozitat që ka, apo lidhur me dialogun Kosovë-Serbi do të emërohet dikush tjetër, por ai ka thënë se “fatkeqësisht”, nuk është marrë ende ndonjë veprim rreth kësaj çështjeje.

Çka ka bërë Custin, është veçse një referencë në njoftimin e presidentit Trump, për emërimin e postit të ri për Grenellin.

Edhe Thaçi e uron Grenellin, ia lëvdon punën edhe si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi Arbëri Thaçi e uron Grenellin, ia lëvdon punën edhe si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të emërohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ricki ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe unë mezi pres të punojë me të. Do të doja të falënderoja Joe Maguire, për punën e mrekullueshme që ai ka bërë, dhe mezi presim të punojmë me të nga afër, mbase në një kapacitet tjetër brenda Administratës”, kishte njoftuar Trumpi.

Ambasadori Grenell, ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Grenelli, kohët e fundit është i zëshëm në heqjen e taksës kundër Serbisë, në mënyrë që të rifillojë sa më parë dialogu.

Por, një deklaratë për media është lëshuar nga Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, ku konfirmohet detyra e re e Grenellit.

Megjithatë, nuk specifikohet nëse ai do të vazhdojë të ketë rolin e tij në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Shtëpia e Bardhë aktivizohet në negociatat Kosovë-Serbi Arbëri Shtëpia e Bardhë aktivizohet në negociatat Kosovë-Serbi

“Sot, Presidenti caktoi ambasadorin i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell si ushtrues detyre i drejtorit për Inteligjencë Kombëtare. Grenelli ishte konfirmuar në rolin e ambasadorit nga Senati në prill 2018, dhe ka disa vite përvojë pune me komunitetin tonë të inteligjencës në disa pozicione, përfshirë këtu si i dërguar special për negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe si zëdhënës i SHBA-së në Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Tutje thuhet se, “ai është i përkushtuar për qasje jo-politike, jo-partizane si kreu i Komunitetit të Inteligjencës, nga e cila varet siguria jonë. Presidenti ka besimin se ambasadori Grenell do të kryejë detyrat e tij të reja me nderim”.