Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e uron Grenellin, ia lëvdon punën edhe si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

Foto: Alban Bujari / Koha

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Menjëherë e ka uruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke ia lavdëruar punën, siç shprehet ai, të shkëlqyer në dialogun Kosovë-Serbi.

“Një zgjedhje e shkëlqyer nga presidenti Donald Trump, që emëroi Richard Grenellin si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyeshme si i dërguar Special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick të uroj sukses të madh në misionin tënd të ri për të mbajtur SHBA-në dhe botën të sigurt”, ka shkruar Thaçi në Twitter, përcjell Koha.net.

Grenelli, siç raportoi mbrëmë “The New York Times”, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Koha.net.

Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar.