Richard Grenell zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti Donald Trump të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek e nënshkroi vendimin, Trumpi lavdëroi Grenellin për rolin që pati në vendimin për shuarjen e zjarrit në Los Angeles.
“Është njeri i mirë”, ka thënë Trumpi kur e nënshkroi vendimin.
VIDEO:
Në administratën e shkuar të Trumpit, Grenelli ishte emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.
Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka emëruar disa personalitete në pozita të ndryshme, por jo edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është emëruar emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, që mund të përfshijë edhe Kosovën.
E një ditë më parë, Grenelli i quajti mashtrim deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin. Madje ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.