Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Richard Grenell i jep lamtumirën Gjermanisë si ambasador i SHBA-së

Grenell

Pas dy vjetësh në detyrë Richard Grenell u tërhoq nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani. Për një hap të tillë kishte kohë që spekulohej.

Postin e ambsadorit të SHBA-së në Gjermani Richard Grenell përkohësisht e ka marrë tani zëvendësambasadorja Robin Quinville,njoftoi (02.06) një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Berlin. Tërheqjen etij nga misioni diplomatik Grenell e deklaroi zyrtarisht një ditë më parë (01.06) gjatë një vizite tek presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Javën e kaluar diplomati 53 vjeçar u tërhoq nga detyra si drejtor ekzekutiv për koordinimin e shërbimeve sekrete të SHBA-së, pasi senati konfirmoi në këtë post, John Ratcliffe.

Eshtë e paqartë se me çfarë do të merret tani Grenell. Sikurse bëhet fjalë ai me gjasë mund të angazhohet për fushatën elektorale të presidentit Trump. Grenell konsiderohet si jashtëzakonisht besnik i presidentit Trump dhe krenohet vazhdimisht për lidhjen e mirë që ka me Shtëpinë e Bardhë.

Si ambasador në Berlin Berlin Grenell e konsideronte detyrën e tij, që të përfaqësojë në mënyrë ofensive politikën e Trumpit në Europë - duke e bërë këtë madje më shumë në mënyrë jo konvencionale dhe jo diplomatike. Me mënyrën e tij aspak diplomatike, diplomati nga Michigani nuk bëri aspak miq në Berlinin politik.

Kontakti i tij më i mirë në radhët e qeverisë gjermane ka qenë me ministrin e Shëndetësisë, kristian-demokratin Jens Spahn. Në Ministrinë e Jashtme si dhe në zyrën e kancelares nuk pritej mirë mënyra si ai e drejtonte postin e ambasadorit të SHBA-së. Madje nga radhët e opozitës ka pasur herë herë kërkesa për ta shpallur atë si "person të padëshiruar" në Gjermani.

Edhe Kolumne Përpjekja e Grenellit për t’iu hakmarrë kancelares Merkel

Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut Nord Stream 2.

Grenell është i ngarkuar nga administrata e presidentit Trump edhe si ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve/DW.