Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Shqipëri.
Ai ka postuar një fotografi në Instagram nga Shqipëria ku shkruan “Mirësevini në Shqipëri”.
“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Analisti politik Dushan Janjiq të hënën ka në një emision ka thënë se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.
Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën sa ishte në pushtet presidenti Donald Trump, por edhe pas largimit të tij, Grenell ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë, ka shkruar portali malazez.