Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenelli vjen në Prishtinë dy ditë pasi u tha se është lobues i Serbisë

Foto: AP

Ish i deleguari special i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, sot do të jetë në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë pas qëndrimit në Shqipëri, ku u takua ndër të tjera edhe me presidentin Ilir Meta.

“Energji e mrekullueshme në Prishtinë – Kosovë. Mund ta ndieni këtë”, ka shkruar Grenell në Instagram.

Ditë më parë, Grenell ishte në qendër të vëmendjes në opinionin kosovar, pasi analisti serb Dushan Janjiq, tha se Serbia e paguan atë 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për interesat e Serbisë.