Të penduara se kishin shkuar në Siri, por të mashtruara nga bashkëshortët e tyre, janë deklaruar para gjykatës të mërkurën, disa nga 19 gratë e riatdhesuara, të cilat dolën para gjykatës.
Në seancën dëgjimore gjatë së mërkurës, njëra nga të dyshuarat ka pranuar se bashkëshorti i saj është paguar në baza mujore për pjesëmarrje në luftën në Siri, kanë bërë të ditur burime të gazetës Koha Ditore.
Derisa, një tjetër, për shkak të kushteve të rënda dhe vrasjes së bashkëshortit, ishte detyruar të martohej edhe dy herë të tjera.
Gjykata u ka caktuar atyre masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj por kjo masë është kundërshtuar nga mbrojtja, raporton KTV.
19 gratë që janë dëgjuar në seanca të ndryshme gjatë së mërkurës, dyshohen për ‘pjesëmarrje në grupe terroriste’ dhe ‘bashkim në ushtri apo polici të huaj’.
Një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe 11 grave tjera të kthyera nga Siria.
Edhe
Gratë që u kthyen nga Siria thonë se u mashtruan nga burrat
Aksioni për kthimin e kosovarëve nga lufta në Siri u realizua gjatë javës së kaluar.
Gjatë këtij aksioni u kthyen 110 kosovarë, në mesin e tyre 74 fëmijë.
-
Gjykata në Shqipëri shpall fajtore nëntë gra të riatdhesuara nga Siria
-
Avokatja e njërës nga të riatdhesuarat prej Sirisë thotë se gratë ishin viktima të burrave të tyre
-
Gratë e kthyera nga Siria ndihen të izoluara, kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak
-
Njëra prej grave thotë se nga Siria kishte provuar të kthehej por s’kishte arritur