Arbreshë Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se sipas hulumtimit të tyre ka dalë se rastet e dhunës në familje janë në rritje. Ajo ka theksuar se ndëshkimet për kryesit e dhunës janë të ulëta.
“Viktimat më të shpeshta janë gratë dhe të dyshuarit mbi 80 për qind janë burrat. Ekziston një politikë e ulët ndëshkimore për kryesit. Vetëm 11 për qind e rasteve marrin burgim efektiv. Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për raportim të dhunës. Ekziston mungesë e aplikimit të ligjit të cilëve u ndalohet lëvizja me vendim gjyqësor”, ka thënë ajo.
Liridon Salihi po ashtu nga GLPS ka shtuar se rastet më të shpeshta të dhunës ndodhin në rastet bashkëshortore. Ai ka paraqitur të dhënat që ka gjetur organizata.
“2735 raste të dhunës prej korrikut të vitit të kaluar deri në fund të qershorit të këtij viti. Shumica e rasteve ndodhin në raportin bashkëshortor. Aktakuzat janë të mangëta dhe kanë probleme në aspektin kualifikimit të veprës penale. Gjykatat i marrin me prioritet por sfidë mbesin dënimet e ulëta. Prishtina, Peja, Prizreni tri rajonet me numrin më të madh të rasteve të raportuara. Mitrovica e jugut ka numrin më të vogël të rasteve. Mosha 20-30 vjeç janë ato që atakohen më së shumti. Ndërsa të dyshuarit janë personat në moshën prej 30-40 vjeçare. Në total prokurori i shtetit ka pasur 5905 raste, i ka zgjidhur 3679. Gjatë kësaj periudhe është ngritur aktakuzë për 1498 persona. Prokuroria vazhdon të çalojë në arsyetimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarit. Ende ne aktakuza nuk kemi arsyetim të detajuar”, ka thënë Salihi.
Salihi ka treguar se dënimi maksimal për dhunë në familje ka qenë 1 vjet e katër muaj.
“Dënimi maksimal i shqiptuar gjatë kësaj periudhe për dhunë në familje është 1 vit e katër muaj burgim”.
-
Kritikohet pandëshkueshmëria për dhunën në familje
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
GLPS: Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit - viktima kryesisht gratë
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje
-
Mbi 1800 raste të dhunës në familje nga janari deri në gusht në Kosovë, 682 të arrestuar