Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre, 79 për qind e viktimave janë gra thuhet në raportin "Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga GLPS.
Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje. Po ashtu, Bajrami tha se nga gjykatat vendore nevojiten 262 ditë që të zgjidhen lëndët e pranuara.
"Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 janë raportuar 2 mijë 856 raste të dhunës në familje. Nga 2 mijë 856 raste të dhunës të raportuar 79 për qind e viktimave janë gra. Reflektohet dominanca e sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare", ka deklaruar ajo.
Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo, tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e te drejtave të njeriut në Kosovë./ KP
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
Mbi 1.300 raste të dhunës në familje u bartën për trajtim nga 2023-a
-
Afro një mijë raste të dhunës për katër muaj
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje
-
Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave për një javë trajtoi 50 raste të dhunës në familje