Brenda dy muajsh Gjykata Supreme ka konstatuar se Gjykata e Apelit ka “amnistuar” jashtëligjshëm dy zyrtarë të lartë.
Vlerësimi i dy gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, Fillim Skoro e Driton Muharremi, ka bërë që të dyja rastet të përfundojnë në favor të dy ish të akuzuarve, ish-shefit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, e ish-shefit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.
Ndonëse gjykime të ndryshme, edhe Skoro e edhe Muharremi kanë qenë pjesë e dy trupave gjykues që kanë marrë pjesë në vendimmarrjen që ka bërë që Beqiri të mos gjykohej fare për korrupsion e Mekaj të shpallej i pafajshëm.
“Koha Ditore” ka tentuar të flasë në lidhje me aktgjykimet e Supremes me të dy gjyqtarët, që është konstatuar se kanë vendosur jashtëligjshëm për dy nga rastet me të mëdha që kanë përfunduar në aktakuza të zyrtarëve të drejtësisë.
Gjyqtari i Apelit, Fillim Skoro, është njoftuar përmes mesazhit për interesimin e gazetës për të biseduar me të. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Supremja: Salih Mekaj fajtor - duhej të dënohej
-
Supremja: Ka pasur prova të mjaftueshme për gjykimin e Emin Beqirit për korrupsion
-
Sipas Supremes, Apeli jashtëligjshëm e liroi nga akuzat Emin Beqirin
-
Shkeljet ligjore të gjyqtarëve nuk sanksionohen
-
Gjykatësja Daka: E çuditshme se si gjyqtarët e Apelit e interpretojnë gabimisht ligjin vetëm në rastet e korrupsionit