Arbëri

Gjykatësja Daka: E çuditshme se si gjyqtarët e Apelit e interpretojnë gabimisht ligjin vetëm në rastet e korrupsionit

Aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme, që konstatojnë se Gjykata e Apelit së paku në dy raste ka vendosur jashtëligjshëm kur i ka liruar dy zyrtarë të lartë që kanë qenë ose janë pjesë e sistemit të drejtësisë, kanë përplasur zyrtarët e këtyre dy institucioneve.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme se jashtëligjshëm nga Apeli janë liruar ish-shefi i Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri, dhe ish-kryetari i Gjykatës se Apelit, Salih Mekaj, kryetari i Apelit, Hasan Shala, përveçqë e ka quajtur gjithë këtë “lojë dreqi”, ka thënë se gjyqtarët e Supremes, duke e përmendur me emër gjyqtaren Valdete Daka, e kanë vlerësuar performancën e gjyqtarëve të Apelit me notë maksimale.

Për Dakën është e çuditshme se si gjyqtarët, sidomos ata të Apelit ,“po interpretojnë gabimisht ligjin në favor të të akuzuarve” vetëm kur bëhet fjalë për raste të korrupsionit e jo edhe për vepra të tjera.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, gjyqtarja Daka, të martën, i ka cilësuar të pavërteta vlerësimet që i ka deklaruar Shala. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)