Gjykata Speciale nga java e ardhshme do të mund të fillojë punën. Kjo konfirmohet pas rishikimit të Rregullores që ishte në kundërshtim me kapitullin 2 të Kushtetutës së Kosovës, transmeton KTV.
Pas përfundimit të këtij procesi, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka falënderuar gjyqtarët e angazhuar për punën e bërë dhe ka theksuar se ‘pas shtatë ditësh, nga dita e sotme, nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
Gjykata do të trajtojë pretendimet për krimet e kryera nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë dhe kundërshtarëve politikë, nga fillimi i vitit 1998 deri në fundin e vitit 2000, për të cilat kishte nxjerrë një raport zvicerani Dick Marty.
-
Gjykata Speciale prej javës së ardhshme e gatshme të nisë me aktakuzat e para
-
Gjykata Speciale brenda një jave kompleton legjislacionin
-
Pritet publikimi i aktakuzave nga Specialja
-
Pesë vjet nga themelimi i Speciales, shoqatat e dala nga lufta kërkojnë që ajo të ndjekë edhe serbët
-
Specialja nuk e ka të përcaktuar afatin kohor për konfirmimin e aktakuzave