Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Arben Zeqiri nga fshati Muzeqinë në Komunën e Shtimes i cili më 14 korrik të vitit 2022 ishte larguar nga pozita e drejtorit të ShFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.
Vendimin për largimin e tij e kishte marrë drejtoria Komunale e Arsimit.
“Anulohet vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës, i të paditurës nr.02/396 , i datës 17.07.2020 dhe detyrohet e paditura komuna e Shtimes, ta rikthej paditësin në vendin e tij të punës sipas vendimit nr.prot.02/420 i datës 09.09.2020 sipas së cilës paditësi është emëruar drejtor në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Lazgush Poradeci’ në fshatin Muzeqinë dhe kontratës së punës nr.prot.05/364 e datës 10.09.2020 me mandat 4 vjeçar. Respektivisht nga data 09.09.2020 deri më datën 08.09.2024, si dhe t’ia kompensoi pagat dhe shtesave me të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara në atë pozitë pune”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas këtij Aktgjykimi detyrohet e paditura, komuna e Shtimes që paditësit, t’ia bartë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 529 euro, e të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga marrja e aktgjykimit, nëndetyrimin e përmbarimit ligjor.
KOHA ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e shkollës “Lasgush Poradeci” Arben Zeqirin, i cili ka thënë se largimi i tij nga puna ishte bërë për shkaqe politike nga qeverisja e re e Lëvizjes Vetëvendosje më 14 korrik të vitit 2022.
Edhe
SBASHK-u kërkon rikthimin e drejtorëve në shkolla që u shkarkuan për shkaqe politike
“Drejtori i Arsimit më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se do të largohesh nga puna për shkak se nuk je i përshtatshëm politikisht”, ka thënë Zeqiri.
Sipas Zeqirit komuna e ka larguar jashtëligjshëm nga pozita e drejtorit.
“Vendimi i gjykatës, detyron komunën që të më kthej në vendim tim të punës si drejtor, me të gjitha të drejtat dhe autorizimet ligjore dhe njëkohësisht është përgjigja më e mirë dhe më e drejtë përballë përpjekjeve të ultë për ‘përndjekje’ politike të njerëzve që kanë mendim ndryshe. Largimi im nga pozita e drejtorit, ishte një hakmarrje absurde që buronte që nga zgjedhjet komunale për kryetar Komune të vitit 2021”, ka thënë më tej Zeqiri.
Sipas tij, drejtuesit e komunës dhe të drejtorisë së arsimit për inate dhe qëllime politike, e kanë gjykuar dhe apostrofuar publikisht dhe e kanë shfrytëzuar si pjesë e fushatës negative në rrjetet sociale dhe në media.
“Meqë Komuna nuk tregoi vullnet për ta zbatuar aktgjykimin e shkallës së parë, me gjasë paska vendosur të zgjedh rrugën e përpjekjeve të dëshpëruara në shkallën e dytë me qëllim të zvarritjes së kthimit tim në shkollë si drejtor. Por, derisa kam zgjedhur rrugën ligjore për të kërkuar drejtësi, e mirëpres edhe betejën e ardhshme dhe jam i bindur se do të vërtetohet vendimi i shkallës së parë”, ka thënë më tej Zeqiri.
Ai ka shtuar se prej 21 vjetësh si punonjës i arsimit dhe prej tetë vjetësh si drejtor i shkollës kishte një performancë të mirë të punës.
Edhe
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë
Në anën tjetër Yllka Fejzullahu, drejtoreshë e Arsimit në komunën e Shtimes nuk u është përgjigjur pyetjeve të Kohës lidhur me këtë çështje, ndërkohë ajo nuk është lajmëruar as në telefon.
{gallery}