Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të premten që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjyqtari i rastit ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.
Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ZRRE-ja, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.
Po ashtu, PDK-ja pretendon se vendimi i ZRRE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.
Kjo parti ka iniciuar edhe një komision hetimor parlamentar për krizën energjetike, i cili tashmë do të ngrihet pas sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.
Tarifat e reja të energjisë elektrike, kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti./kp
-
ZRRE-ja do të apelojë pezullimin e tarifave të reja nga Themelorja
-
Shtyhet ekzekutimi i vendimit për shtrenjtim të rrymës
-
Themelorja refuzon pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës
-
ZRRE: Vendimet për tarifa janë kompetencë ekskluzive e jona, asnjë institucion s’ka mandat t’i anulojë
-
Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës