Marko Gjuriq, anëtar i delegacionit serb në dialog ka deklaruar të dielën në Bruksel se delegacioni i Serbisë, “me shtysë pozitive nga suksesi në Washington”, tani do të nxisë fuqishëm çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai, pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin, Matthew Palmer ka dhënë detaje të këtyre bisedimeve.
Gjuriq ka thënë se “natyrisht që është biseduar edhe rreth bashkëpunimit ekonomik”.
Ai, në intervistën për kanalin televiziv serb Pink ka deklaruar se do të shfrytëzohet shtysa pozitive, e krijuar në bisedimet e përmbyllura në Washington.
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriqi ambasadorit gjerman në Beograd: Serbia do të insistojë në krijimin e shpejt të Asociacionit
-
Gjuriqi i prerë: Në Washington Serbia do të negociojë vetëm rreth ekonomisë
-
Gjuriqi mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së: Nis fushata për t’i mbrojtur serbët e Kosovës
-
Lajçaku takon edhe Gjuriqin, diskutojnë për dialogun