Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, ia ka bërë të ditur të hënën ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb se shteti i tij do të insistojë në krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjatë dialogut Kosovë-Serbi.
Ai njëkohësisht është shprehur optimist se normalizimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit, “do ta krijojë hapësirën për bashkëpunim dhe pajtim, duke i kontribuar mirëqenies së tërë rajonit”.
“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë që paraqet obligim të cilin Prishtina nuk e ka përmbushur për shtatë vjet e gjysmë”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriq: S’ka marrëveshje pa Asociacion
-
Gjuriq: Shtysë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe
-
O'Brien: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për themelimin e Asociacionit
-
Kërkesa e SHBA-së për Kosovën, analistët: Dinamikë e shtyrjes drejt zbatimit të marrëveshjes