Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq i ka akuzuar sot autoritetet në Kosovë të kenë krijuar "atmosferë të pamundshme” në të cilën, siç tha ai për tha tv pink, “arrestojnë, madje dhe shtënë me armë ndaj njerëzve që organizojnë furnizimin e veriut të Kosovës me artikujt bazë për jetesë”.
Ai ka vlerësuar se “me aksion të fuqishëm, të dhunshëm e agresiv të autoriteteve të Kosovës janë këputur e lidhjet alternative ndërmjet Serbisë dhe veriut të Kosovës”, transmeton Koha.net.
"Para dy javësh në territorin e komunës së Leposaviqi është shtënë me armë automatik ndaj kamionit që transporton gjëra ushqimore, ndërsa para disa ditësh policia kufitare e ka sulmuar vozitësin dhe është përpjekur ta rrëmbejë kombibusin që bartte gjëra ushqimore nga Zveçani në Mitrovicë”, ka thënë Gjuriq.
-
Sipas Gjuriqit, “shqiptarët kanë mbyllur rrugët e furnizimit me ushqime të serbëve në veri”
-
Gjuriq për shpërthimin në Ibër-Lepenc: Kurti po drejton gishtin kah Serbia pa prova
-
Petkoviq: Nata e kaluar ishte ferr për qytetarët e Mitrovicës së Veriut
-
Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Vuçiqit po i lëkundet pushteti
-
Vuçiqi për shpërthimet në veri: U dërguan policë në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit