Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjonbalaj: Konkursi për specializime është për lëmenjtë emergjentë

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, ka deklaruar se konkursi për specializime, i hapur nga Ministria e Shëndetësisë ditë më parë, është emergjent.

Ai ka thënë se konkurset në mjekësi për specializime janë proces i domosdoshëm dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm, por sipas tij, në Kosovë ka vite që nuk janë hapur konkurse.

“Konkurset në mjekësi për specializime janë proces i domosdoshëm dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm. Fatkeqësisht në Kosovë kemi vazhduar me vite pa konkurse pastaj hapim një konkurs dhe presim pak. Si Odë e Mjekëve mendojmë që së paku duhet të ketë dy herë në vjet të fillojë specializimi. Ky konkurs sipas informatave që kemi si bord, është emergjent, bëhet fjalë për lëmenjtë emergjentë. Edhe si konkurse emergjente nuk janë të plotësuar sipas nevojës dhe kërkesave që ka bërë institucionet për arsye të limiteve ku janë studiuar të gjitha hapësirat ambientale, stafi mentorial dhe ambientet që ofrojnë institucionet publike”, ka thënë ai të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së.

Gjonbalaj ka thënë se ky konkurs është hapur për specializimet me prioritet, ndërsa gjatë vitit pritet të fillojë edhe një procedurë e konkurrimit për specializime të tjera.

“Kjo është kërkesë që kanë bërë institucionet e mjekësisë primare, mjekësia familjare dhe presupozohet që pjesa dërmuese janë të punësuar në institucione, janë mjekët e përgjithshëm që kërkojnë të specializohen brenda fushës. Ky është një konkurs emergjent dhe planifikohet që brenda vitit të fillojë edhe një procedurë tjetër e konkurrimit për specializime të tjera”, është shprehur ai.

Edhe MSH-ja tash e dy vjet pa konkurs për specializim të mjekëve Arbëri 2 muaj më parë MSH-ja tash e dy vjet pa konkurs për specializim të mjekëve

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës ka deklarua se gjatë muajve të fundit janë mbi 100 profesionistë shëndetësorë që janë larguar nga Kosova, gjë që sipas tij paraqet një situatë shqetësuese.

“Janë mbi 100 mjekë që janë larguar nga Kosova. Është absolutisht shqetësues. Ka shumë faktorë, janë kushtet e punës, papunësia dhe paga futet brenda kushteve të punës”, ka thënë ai.