“Në bazë të të dhënave për lëshimin e dokumenteve që mund të lidhen me migrimin, vihet re se vitet 2022 dhe 2023 kanë pasur numrin më të lartë të kërkesave për licenca (713 licenca në vitin 2023), ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në 325, dhe në vitin 2025 (deri tani) trendi është më i ulët (157 kërkesa)”, thuhet në përgjigjen e Odës së Infermierëve, për Kosovapress.
Megjithatë, nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj thotë se deri në këtë periudhë të vitit, 54 mjekë kanë kërkuar dokumentet përkatëse që iu nevojiten për punësim jashtë vendit. Sipas tij, më shqetësuese është numri i mjekëve të papunë.
“Edhe këtë vit është në ulje, do të thotë për të njëjtën kohë që po flasim e deri më sot janë diku tek 54 certifikata që janë marrë për botën e jashtme. Është një numër në rënie kjo ka ndodhur edhe për arsye të liberalizimit të vizave dhe lehtësimeve që iu japin dhe ndryshimeve të legjislacionit kryesisht në Gjermani ose edhe mbushjes së tregut gjerman që ka kërkesë më specifike. Trendi është në ulje, shqetësuese është akoma numri i mjekëve të papunë i mjekëve të përgjithshëm...që është mbi 500 të papunë që është shqetësuese por ka ndikuar edhe konkurset e shpeshta të specializimeve që janë bërë të paktën në këto 3 vitet e fundit, brenda vitit minimumin ka qenë pothuajse çdo vit 2 konkurse që kanë përfunduar dhe kjo e ulë normalisht kërkesën për dalje jashtë“, theksoi ai.
Sipas radiologut Naser Gjonbalaj, ata që po e braktisin shërbimin publik shëndetësor janë kryesisht mjek të rinj dhe jo specialistë.
“Janë kryesisht mjek të rinj, mjek të rinj llogarisim edhe ata që kanë kryer specializimin ose janë në prag të përfundimit të specializimit, por pjesa më e madhe janë mjekë të përgjithshëm….e mira në këtë trend është se specialistët kanë filluar të mos dalin është numër shumë i vogël i atyre që kanë përfunduar specializimin dhe kanë kërkuar që të dalin jashtë“, tha Gjonbalaj për Kosovapress.
Liberalizimi i vizave, por edhe konkurset specialistike po shihen si faktorë kyç që kanë ndikuar që të bie interesi i mjekëve dhe infermierëve për të ushtruar profesionin e tyre në vendet tjera.
Edhe pse këto zhvillime paraqesin një hap përpara për sistemin publik shëndetësor, ekspertët tërheqin vërejtjen se largimi i tyre po e rëndon ndjeshëm funksionimin e sistemit shëndetësor në vend./KSP