Në një diskutim në podcastin PIKË, aktivisti i njohur për çështjet e arsimit, Rron Gjinovci, ka ngritur shqetësime serioze për drejtimin që ka marrë arsimi në Kosovë, duke theksuar se një krizë e thellë po afron në nivel universitar.
“Sot fëmijët në Kosovë e kryejnë shkollën e mesme pa lexuar asnjë libër të letërsisë klasike”, u shpreh Gjinovci, duke theksuar mungesën totale të interesimit intelektual te gjeneratat e reja.
Ai përmendi se dikur, të lexuarit ishte pjesë përbërëse e identitetit të një të riu “cool”, ndërsa sot, efikasiteti dhe përfundimi sa më i shpejtë i shkollimit janë bërë prioritet.
Gjinovci vuri në pah edhe sfidën e teknologjisë si rrezik për universitetet, ku kurset online dhe mjetet si ChatGPT tashmë ofrojnë alternativa të shpejta dhe praktike për përvetësimin e njohurive, duke rrezikuar vlerën e diplomave tradicionale.
“Sot aftësitë që i merr në universitet, mund t’i marrësh nëpërmjet kurseve online, madje me planifikim më të mirë”, shtoi ai.
Publicisti Veton Surroi theksoi dimensionin njerëzor si vlerë shtesë që ende e bën të rëndësishëm rolin e profesorit, ndonëse pranoi se teknologjia ka transformuar rrënjësisht mënyrën se si mësojmë.
Rron Gjinovci në PIKË me Veton Surroin
Në episodin e 27-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është aktivisti Rron...-
Surroi: Ideja se arsimi shndërrohet në profit, e shndërron atë në fabrikë të prodhimit të diplomave
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Dukagjin Pupovci
-
Revolucioni në Universitet: Prej shtetndërtimit, ngjyrës së kuqe të rektorit e deri te fabrika e diplomave
-
Surroi: Zgjidhja e çështjes me Serbinë është obligim i gjeneratës sonë
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Rron Gjinovci