Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbledhur të dielën shtabin emergjent me të cilin kanë bërë vlerësim të situatës pas vërshimeve në Gjakovë.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje të pranishmit kanë përcaktuar edhe veprimet e ditëve të ardhshme.
Gjini ka pritur në takim edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin thuhet se kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.
“Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në terren, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi”, thuhet më tej në kumtesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve
-
Mblidhet Shtabi Emergjent në Mitrovicë pas situatës së rënduar nga vërshimet
-
Evokuohen disa familje në Gjakovë
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Formohet Shtabi Emergjent për ballafaqimin me vërshimet në Pejë