Komuna e Gjilanit ka përuruar të mërkurën projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht të sistemit GPS në të gjitha automjetet zyrtare.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre do të monitorohet më lehtë përdorimi i automjeteve dhe parandalohet keqpërdorimi.
“Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës”, ka thënë Hyseni.
Artikuj të ngjashëm
-
Hyseni: Plani ynë për Gjilanin garanton vazhdimësi, zhvillim dhe punë konkrete në çdo lagje
-
Gjilani do t’i pajisë policët me kamera në uniforma
-
Veturat “inteligjente” të policisë, fotografojnë e detektojnë shkeljet
-
Nis zbatimi i patrullimeve policore me pajisje inteligjente në Gjilan
-
Veturat zyrtare në Shtime do të monitorohen nëpërmjet sistemit GPS