Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit ka njoftuar se brenda periudhës 9-mujore të këtij viti janë konfiskuar nga merimanga 517 vetura, të cilat kanë qenë të parkuara në vende të palejuara.
Shoqëria civile në këtë komunë vlerëson se qeverisja komunale ka mungesë të projekteve për parkingjet e reja në zonën urbane dhe si pasojë ka edhe numër të madh të parkimeve ilegale të veturave, ku pengohen drejtpërdrejt qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.
Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) vlerëson se mungesa e parkingjeve publike po shfrytëzohet nga palët e tjera, të cilat hapësirat e tyre private i kanë shndërruar në parkingje, duke përfituar ilegalisht nga kjo veprimtari. Përfaqësuesi i organizatës, Enver Kqiku, deklaron se Komuna duhet t’i implementojë projektet e ndërtimit të parkingjeve të reja, të cilat do të lehtësonin qarkullimin në zonën urbane.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
Komuna: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin
-
Dhjetëra mijëra gjoba për “parkim të parregullt” nuk i lirojnë trotuaret
-
Në Gjilan shqiptohen 63 gjoba për ndotje të ajrit dhe keqpërdorim të ujit të pijshëm