Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani paralajmëron uzurpatorët, kërkon lirimin e pronave komunale

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit, Sadudin Berisha, ka aepluar uzurpatorët e pronës publike që t’i lirojnë pronat e uzurpuara që nga paslufta deri në fund të tetorit, në mënyrë që ato të shfrytëzohen për interes të përgjithshëm.

Në të kundërtën, sipas Berishës, do të veprohet me urdhëresa ekzekutive që do të koordinohen edhe me Drejtorinë e Inspeksionit.

“Në Gjilan kemi të evidentuara 37 raste të uzurpimeve të pronës publike. Uzurpimet janë që nga paslufta e deri më sot. Ne jemi të detyruar të veprojmë me urdhëresa ekzekutive në koordinim me Drejtorinë e Inspeksionit, për ta kthyer gjendjen në normalitet. Ka një numër të uzurpatorëve që e kanë kthyer pronën vullnetarisht, por një pjesë e tyre ende jo. Një shembull i mirë është që kemi qytetarë të shumtë që kanë falur tokën për interesin publik, për realizim të projekteve të ndryshme dhe për këtë jemi falënderues, sepse kanë ndihmuar realizimin e projekteve”, ka potencuar Berisha, sipas njoftimit nga komuna.