Arbëri

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Patent shofer

Gjermania ka votuar pro njohjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë atje.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani ka shkruar në Facebook lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se në Bundesrat mori 69 votat që bënë të mundshëm këtë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar ai.

 

Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit...

Posted by Faruk Ajeti on Friday, February 11, 2022

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë për shqipytarët.

"Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane".

 

? LAJM I MIRË Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit????? Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane që nxjerr leje drejtimi të besueshme, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane??????????? Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada?

Posted by Edi Rama on Friday, February 11, 2022