Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar lidhur me njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Ambasada ka thënë nënshkrimi i marrëveshjes si kjo e patentë-shoferëve merr shumë kohë, dhe sipas saj institucionet e Kosovës po punojnë për kryerjen e zotimeve të marrëveshjes.
Tutje thuhet se sot ka kaluar pa vërejtje rekomandimi për miratimin e marrëveshjes.
a) Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve merr kohë dhe zgjatë me vite. Në një proces të tillë të konvertimit të patentë-shoferëve me Gjermaninë, janë duke kaluar edhe disa shtete të tjera, të cilat kanë shtetësi shumë më të vjetër se Republika e Kosovës.
b) Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për shtetasit e Republikës së Kosovës në Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kanë marrë me përkushtim të posaçëm kryerjen dhe zbatimin e të gjitha zotimeve nga kjo marrëveshje.
c) Duke qenë se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Gjermanisë i ka rekomanduar me datë 29 dhjetor 2021 Këshillit Federal (Bundesrat-it) të procedojë tutje me miratimin e marrëveshjes, ka mbetur që Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, të thotë fjalën e fundit.
d) Kështu që, sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE.
Edhe
Britania e Gjermania mbështesin vendimin për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS
e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, që është votimi në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022.
f) Në lidhje me pyetjet e dërguara dhe paqartësitë për Bundesrat-in: ai nuk është dhoma e dytë e parlamentit gjerman (tipike për shumë shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk përbëhet nga deputetët e zgjedhur (siç është rasti i Bundestag-ut), por nga përfaqësuesit e 16 landeve gjermane (përkatësisht nga krerët e qeverive të landeve apo ministrat e resorëve përkatës) dhe përbëhet nga 69 anëtarë. Kështu që, marrëveshja e sipërpërmendur do të votohet në Bundesrat dhe për aprovimin e saj nevojitet shumica e thjeshtë (prej 35 votash).
NJOFTIM LIDHUR ME NJOHJEN E PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ...
Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Wednesday, January 26, 2022