Kosova ka nënshkruar të mërkurën zyrtarisht marrëveshjen për njohje reciproke të patentë shoferëve me Gjermaninë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se me ftesë të Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale të Gjermanisë, Oliver Luksic, më 6 prill u dakorduan për një nga proceset, sipas tij, më të rëndësishme dhe më lehtësuese për mërgatën kosovare.
“Mërgata jonë ka dhënë shumë për vendin tonë por edhe në shtetet ku ata jetojnë. Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë së mërgatës sonë është para se gjithash obligim i yni, i cili duhet arritur bashkë me aleatët tanë, në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai më tej ka shtuar se ka shprehur mirënjohje ndaj gatishmërisë së Luksicit për të arritur këtë marrëveshje.
“Ambasada jonë në Berlin dhe gjashtë misionet tona konsullore në Gjermani, janë të angazhuara maksimalisht në asistimin e qytetarëve për procedurat që duhet të ndiqen për të konvertuar patent shoferët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
-
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë
-
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e patentë shoferëve
-
Italia ia njeh Kosovës patentë shoferët
-
Britania e Gjermania mbështesin vendimin për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS
-
Gjermania ka filluar verifikimin e patentë shoferëve të Kosovës