Pas gjashtë ditësh kërkime intensive, të premten është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili humbi jetën tragjikisht pas një rrëshqitjeje dheu dhe kromi në zonën e Qafë-Burrelit.
Beshiri ishte duke punuar me fadromë në një fabrikë përpunimi të kromit, kur më 3 maj shembja e dheut dhe kromit e zuri poshtë.
Rrëshqitja e dheut e bëri jashtëzakonisht të vështirë operacionin e kërkimit, i cili përfundoi vetëm sot me lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit.
Në aksionin e kërkimit morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për kapërcimin e kushteve të rënda të terrenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
-
Gjendet i vdekur, i moshuari që u raportua i zhdukur në Rahovec
-
Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës
-
Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat
-
Gjendet i vdekur 19-vjeçari i raportuar i zhdukur një ditë më parë