Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij në fshatin Brod të Shtërpcës një ditë më parë.
Policia ka thënë se të enjten i riu është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, kanë thënë nga Policia për Kohën.
Familjarët e të ndjerit më 10 dhjetor kanë raportuar në Polici se 19-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në mesnatë dhe nuk ishte kthyer më.
Ekipe të Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është mbështetur edhe nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.