Është mbajtur sot një takim mes Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradie Kelmendi, tha se “Në përgjithësi puna jonë është një punë që nuk duket shumë në publik për shkak të specifikave të detyrave, por rritja e angazhimit dhe profesionalizmit ka bërë që këtë vit, arritjet dhe sukseset tona të jenë më të dukshme dhe të vlerësuara nga qytetarët dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar”.
Ndërsa ministri në detyrë i MPB-së, Ekrem Mustafa uroi që “vitin e ardhshëm të këtë sa më pak punë për IPK-në pasi që kjo nënkupton se edhe Policia e Kosovës është duke u bërë edhe më e mirë”, ministri gjithashtu falënderoj punonjësit e IPK-se dhe uroj festat e fundvitit.
Ne këtë takim në pika të shkurtra u paraqitën edhe disa nga aktivitetet kryesore të realizuara gjatë këtij viti, ku:
- Janë pranuar dhe administruar mbi 1.400 ankesa të qytetarëve;
Edhe
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
- Janë trajtuar 279 raste penale në IPK;
- Janë ngritur 64 kallëzime penale dhe 21 raporte të veçanta;
- Janë arrestuar 35 punonjës policorë;
- Janë suspenduar 64 punonjës policor;
- Janë transferuar 8 punonjës policorë;
- Janë inspektuar 7 fusha të menaxhimit policor, nga të cilat kanë rezultuar rreth 70 rekomandime;
Edhe
Kryeshefi i IPK-së: Gjatë viti 2023 kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë
- Raportet e inspektimit janë më voluminoze dhe më përmbajtjesore me rekomandime përkatëse për përmirësim të punës dhe performances së Policisë.
“IPK-ja këtë vit ka arritur me sukses të ndërtoj bashkëpunim ndër institucional, si një parakusht për suksesin tonë. Bashkëpunimi i veçantë me Prokurorinë e Shtetit, institucionet tjera të zbatimit të ligjit, por edhe me institucione homologe të shteteve të rajonit dhe më gjerë ka qenë në nivel të lartë. Janë realizuar një numër i madh i trajnimeve dhe vizitave studimore, që kanë ngritur nivelin profesional të punonjësve të IPK-së, kjo falë mbështetjes nga ICITAP dhe OSBE”, thuhet në njoftim.