Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa janë regjistruar 860 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 682 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 71.269.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IKSHPK-ja njoftuar se deri më tani janë infektuar me COVID-19 86.194 persona dhe kanë vdekur 1819.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).