Arbëri

Gjashtë raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Në Komunën e Prishtinës aktualisht janë gjashtë raste aktive me koronavirus. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në tërë Kosovën janë 162 raste aktive.

Për nga numri i rasteve aktive, prin Mitrovica me 29, tutje Prizreni 26 raste aktive, Gjilani 24, Ferizaj 22, Lipjani 12 e të tjera.

Në 24 orët e fundit janë regjistrua dy raste me koronavirus, nga 1.328 testime të kryera. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.655 raste pozitive me COVID-19, 2.252 të vdekur, 105.241 të shëruar dhe 657.253 testime të kryera.