Prishtina së fundmi ka shënuar rritje të rasteve aktive me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 119 raste aktive, pasuar nga Ferizaj që ka 47, Prizreni 40, Mitrovica 37, Peja 35, Klina 34, Gjilani 25, Suhareka 22, Kaçaniku 17 e të tjera.
MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste pozitive me koronavirus e 12 pacientë të shëruar.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 3.334 persona.