Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina kalon shifrën prej 100 rasteve aktive me COVID-19

Prishtina aktualisht ka 101 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna me më së shumti, pasuar nga Ferizaj që ka 46, Prizreni 33, Peja 30, dhe Mitrovica 31.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 8 pacientë.

Në tërësi numri aktual i rasteve aktive është 453.