Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se gjashtë familje në nevojë, të mërkurën janë strehuar në Lagjen e Dëshmorëve.
Sipas Bulliqit, këtyre gjashtë familjeve përfituese me gjendje të rëndë sociale i janë dhuruar çelësat e shtëpive në vazhdën e projekteve për strehimin e familjeve skamnore.
“Gjashtë familje në nevojë strehohen në Lagjen e Dëshmorëve. Në vazhdën e projekteve për strehimin e familjeve skamnore në Komunën e Podujevës, sot kemi dhuruar çelësat e shtëpive për 6 familjet përfituese me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së banimit për familjet skamnore mbetet prioritet në politikat sociale.
“Zgjidhja e çështjes së banimit për familjet skamnore mbetet prioritet i yni në politikat sociale. Ky projekt është realizuar nga buxheti i komunës dhe në këtë lagje deri tash janë strehuar 112 familje”, ka shkruar më tej Bulliqi.
-
Podujeva nënshkruan marrëveshje me IRK-në për të ndihmuar familjet në nevojë
-
25 familje në nevojë në Podujevë ndihmohen me dru dhe pajisje për ngrohje
-
Podujeva shpall gjendje emergjente nga mbeturinat
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri
-
Të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare, njëri ishte kalimtar rasti