Në një rrëfim në podcastin PIKË, poeti Agim Gjakova ka treguar se si periudha e gjatë e përndjekjeve nga UDB-ja jugosllave dhe heqja e shtetësisë e detyruan të marrë vendimin e vështirë për të lënë Kosovën dhe të jetojë në Shqipëri.
Pas arrestimit në prill të vitit 1960 dhe një qëndrimi të tmerrshëm në kampin përqendrimit në Gerovë, Kroaci, ku përjetoi kushte mizore dhe ftohtësi ekstreme, Gjakova u gjend në një situatë pa shtetësi dhe pa të ardhme në Jugosllavi. Në këtë kohë, familja e tij u përball me presione të mëdha, ndërsa ai vetë mbeti i vetmuar dhe i braktisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjakova tregon se UDB-ja i kërkoi nënës së tij të bënte kërkesë për shqyrtim shtetësie, duke shpresuar që ai të kthehej në shtetas jugosllav, por ajo refuzoi me vendosmëri, duke mos pranuar të tradhtonte djalin e saj.
Pas heqjes së shtetësisë jugosllave, Gjakova mbeti “as në tokë as në qiell”, siç e përshkruan vetë, dhe përjetoi një torturë psikologjike dhe fizike që e detyroi të mendonte për një rrugëdalje tjetër.
Në këtë moment të vështirë, Gjakova vendosi të kërkojë azil dhe jetë të re në Shqipëri, vendin e tij të lindjes dhe kulturës, edhe pse kjo nënkuptonte një rrugë të gjatë dhe të pasigurt përpara.