KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit me rrethinë po përballen me erëra dhe shi të fuqishëm.
Sipas KEDS-it, kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
KEDS nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar mirëkuptim dhe nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100.
“Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do iu mbajmë të informuar me situatën në terren”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS-i ndal rrymën në tri komuna për shkak të reshjeve
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë Gjakovën dhe Pejën
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë