Procesi i vaksinimit në Komunën e Gjakovës po ecën mirë, thonë nga kjo qendër vaksinimi. Vetëm dje sipas kryeinfermieres së kësaj qendre, Makfirete Berisha janë administruar 1,300 doza të vaksinave.
"Edhe sot po ecën puna mirë, një ditë më parë jemi furnizu me vaksina Pfizer dhe qytetarët mund të zgjedhin në mes kësaj vaksine dhe Astrazenecës", ka thënë Berisha për KOHࣿËN.
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu-Shllaku, ka bërë me dije se deri tani në Qendrën e Vaksinimit në Gjakovë janë administruar gjithsejtë 63 mijë e 478 doza të para, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 23 mijë e 713 qytetarë.
Spahiu-Shllaku ka thënë për KOHËN se ka interesim të madh të qytetarëve për vaksinim.
Ajo ka njoftuar se një ditë më parë Gjakova është furnizuar me 8 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Ajo po ashtu ka thënë se Gjakova është e gatshme që të punojë edhe të dielave në vaksinim, pasi edhe ashtu kjo komunë ka punuar të dielave kur asnjë qendër tjetër në Kosovë nuk punonte.
-
Mbi njëmijë të vaksinuar në Gjakovë gjatë kësaj jave – kundërshtohet lirimi i masave
-
Në Gjakovë janë dhënë mbi 90 mijë vaksina anti-COVID
-
Bie ndjeshëm numri i vaksinimeve ditore në Gjakovë
-
Mbi 80 mijë vaksina të administruara në Gjakovë, bie interesimi
-
Qendra e Vaksinimit në Gjakovë deri tani ka administruar 71 mijë e 718 doza të vaksinave