Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka bërë inaugurimin e aparatit digjital për ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komunale, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij inaugurimi Kusari-Lila është shprehur se në këtë periudhë kohore kur pritet të filloj edhe fluksi i bashkatdhetarëve, qytetarët do të kenë mundësi të nxjerrin dokumentet e nevojshme të gjendjes civile për 24 orë në çdo ditë të javës. Aparati digjital ju ofron shërbime si:
• Dokumentet nga sektori i gjendjes civile (certifikatë te lindjes, ekstrakt i lindjes nga regjistri qendror, certifikatë e martesës, certifikatë e shtetësisë, certifikatë e vendbanimit)
• Gjendja e tatimit në pronë
• Qasje në ëëë.gjakovaportal.com (informata rreth qytetit të Gjakovës dhe projekteve komunale)
• Qasje në drejtimin e kërkesave për komunën e Gjakovës
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë
-
GLPS: Reforma dhe digjitalizimi për shërbime publike më efikase
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje