Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Sch]arz, është takuar në Vjenë me homologen austriake Alexander Schallenberg, ndërsa kanë paralajmëruar për destabilizimin e Ballkanit nga Rusia.
“Ne të gjithë e dimë, se këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Schallenberg, raporton “Orf.at”.
Ai ka thënë se konflikti mund të bartet në zemër të Evropës, ndërsa sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka kundërshtuar vendosjen e “bllokadave, pavarësisht se nga vinë ato”.
“Granatimet aktuale ruse ndaj objektivave në gjithë Ukrainën tregojnë se kjo luftë ka ende potencial të madh të përshkallëzimit dhe shkatërrimit”, ka thënë Schallenberg në konferencë të përbashkët me Gërvallën.
E Gërvalla ka thënë se Rusia paraqet rrezik për gjithë Ballkanin.
“{do ditë përjetojmë se si Rusia është kërcënim i vazhdueshëm jo vetëm për shtetet baltike, por edhe për Ballkanin”, tha Gërvalla. “Për vite me radhë, Putini dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë gjithnjë e më shumë militantë dhe agresivë në Evropën Jugore”.
-
Gërvalla pritet nga kryediplomati austriak, e informon në detaje për Banjskën
-
Schallenberg: Moska mund ta destabilizojë rajonin
-
Gërvalla në Varshavë: Të ndalet politika ledhatuese për Serbinë
-
Gërvalla: As 5.000 trupa të NATO-s s’e ndalën Serbinë e Rusinë në Kosovë
-
Gërvalla: Venezuela është e angazhuar për destabilizim në Ballkan