Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur të mërkurën në takim nga homologu i saj austriak, Alexander Schallenberg.
Në njoftimin e lëshuar nga dikasteri të cilin ajo e drejton, thuhet se Gërvalla në këtë takim e ka informuar Ministrin për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Austrisë rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprime tjera që sipas saj, rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Gërvalla dhe Schallenberg kanë diskutuar edhe për integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
-
Gërvalla në Vjenë ngre nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla në Munih takon zyrtaren e Gjermanisë: Flasin për sigurinë në Kosovë
-
Gërvalla para deputetëve gjermanë: BE-ja ende pa qëndrim zyrtar ndaj Serbisë për Banjskën
-
Gërvalla: Nëse s’i bëhet presion Serbisë do të përshkallëzojë sërish, mos rrezikoni edhe një luftë ballkanike
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë