Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur të hënën për në New York, ku do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e së martës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.
“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Seanca e KS së OKB-së, do të nisë në orë 21:00, sipas orës lokale në Kosovë.
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën diskuton raportin për Kosovën
-
Beteja diplomatike mes Kosovës e Serbisë zhvendoset në New York
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën
-
Gërvalla udhëton në SHBA për Samitin e Amerikës