Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e Amerikës.
Siç ka njoftuar MPJ e Kosovës, Gërvalla, do të jetë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në ftesën e dërguar nga Blinken, thuhet se Gërvalla është e ftuar për të vëzhguar ngjarjet e Samitit të 9-të të Amerikës në Los Angeles që do të mbahet nga 8 qershori deri me 10 qershor.
“Me ftesë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatja Gërvalla udhëton për në SHBA Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit”, është thënë nga MPJ-ja e Kosovës.
Sipas MPJ-së së Kosovës, Gërvalla do të ketë në margjina të Samitit edhe takime bilaterale me zyrtarë të lartë të SHBA-së.
“Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe do të vazhdojë lobimin për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

-
Beteja diplomatike mes Kosovës e Serbisë zhvendoset në New York
-
Gërvalla të martën merr pjesë në seancën e OKB-së, do të paraqesë të arriturat e Kosovës
-
Gërvalla: Takimi i krerëve me Blinkenin, hap tutje i forcimit të marrëdhënieve me SHBA-në
-
“Sekret-takimet” e Gërvallës me shtetet jonjohëse
-
Gërvalla takon Blinkenin: Kosova s’ka mike më të mirë se SHBA-në