Raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë, do të diskutohet në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të martën.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila do të paraqesë të arriturat e Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshe, si dhe perspektivën e vendit.
Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të fillojë nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën
-
Gërvalla të martën merr pjesë në seancën e OKB-së, do të paraqesë të arriturat e Kosovës
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë për Kosovën të enjten